“Dardanët” nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 10:57
“Dardanët” nisen për në Zurich, janë gati për ndeshjen me Zvicrën

Kontingjenti i ekipit kombëtar të Kosovës është nisur për në Zurich, ku nesër mbrëma do ta zhvillojë miqësoren e dytë të vitit 2022. “Dardanët” dukeshin në disponim të mirë teksa u nisën nga Prishtina për në Zvicër.

Në orët e pasdites ata pritet ta zhvillojnë një seancë stërvitore para duelit të nesërm ndaj “Helvetikëve”.

Kosova vjen nga fitorja e thellë, 5:0 në miqësoren e “Fadil Vokrrit” ndaj Burkina Fasos.

Ndërsa, zviceranët nga humbja 1:2 nga Anglia ditë më parë.

Për Kosovën dhe Zvicrën kjo do të jetë një ndeshje speciale dhe kjo është konsideruar si një përballje vëllazërore, duke e pasur parasysh lidhjen në mes të dy vendeve.

Edhe stadiumi pritet të jetë i mbushur, plot me shqiptarë. 

https://www.facebook.com/watch/FFKKosova/

(Kosova Sot Online )