Ronaldo, Ibra, Lewa dhe yjet tjerë që synojnë t’i kapin biletat e fundit të Botërorit

  • S.A /
  • 28 March 2022 - 11:52
Ronaldo, Ibra, Lewa dhe yjet tjerë që synojnë t’i kapin biletat e fundit të Botërorit

Ditët e fundit të muajit mars do të jenë vendimtare për shumë futbollistë, sa i përket kualifikimit në Kampionat Botëror. Janë disa yje që po qëndrojnë në ethe pasi nuk e dinë nëse do të marrin pjesë apo jo në “Katar 2022”.

Futbollistët si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Radamel Falcao, Arturo Vidal, Robert Lewandowski, Keylar Navas apo Paolo Guerrero, së bashku me shumë futbollistë të tjerë, janë duke u mundur t’i shfrytëzojnë mundësitë e fundit për ta prerë një biletë për Botërorin e këtij fundviti.

Derisa futbollistët italianë si Donnarumma, Bonucci, Jorginho e Chiesa mbetën jashtë Botërorit, yjet tjerë do të mundohen ta shfrytëzojnë “Play-Offin” për të shkuar në këtë garë pasi nuk arritën ta bënin një gjë të tillë në fazën e grupeve.

Disa prej yjeve do ta mësojnë fatin e tyre nesër mbrëma, kur do të zhvillohen ndeshjet finale të “Play-Offit” të Botërorit.

Natyrisht, të gjithë shpresojnë që në “Katar 2022” t’i shohin yjet si Ronaldo, Lewandowski e Ibrahimovic, të cilët mund t’i kenë edhe mundësitë e fundit për të luajtur në një garë prestigjioze si kjo. 

(Kosova Sot Online )