Ish-selektori i Kosovës tregon kushtin e vënë nga Shaqiri për te luajtur për Kosovën

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 22:11
Ish-selektori i Kosovës tregon kushtin e vënë nga Shaqiri për te luajtur për Kosovën

Ish-selektori i Kosovës, Edmond Rugova, ka treguar se Xherdan Shaqiri ia kishte dhënë premtimin që do t’i bashkohej Kosovës, por që kjo nuk ndodhi shkaku i vonesës së pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Mes tjerash, Rugova tha se Shaqiri kishte kërkuar që ta kishte numrin “10” në fanellën e “Dardanëve”, shkruan Gazeta Express.

“Shaqiri më kishte premtuar që nëse ia ruajmë numrin ‘10’, do të vije te Kosova. I thashë që sigurisht që do ta ruajmë. Gjithsesi, pranimi i Kosovës vonoi shumë dhe nuk u plotësua ajo dëshirë”, tha Rugova në emisionin “2me1”.

Kjo deklaratë nga Edmond Rugova vije në prag të ndeshjes miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet nesër në Cyrih. 


(Kosova Sot Online)