KF Ulpiana ndërprenë bashkëpunimin me Tetovën

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 22:31
KF Ulpiana ndërprenë bashkëpunimin me Tetovën

KF Ulpiana dhe Edlir Tetova kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi lipjanas përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare

38-vjeçari te Ulpiana ishte emëruar trajner në korrik të vitit të kaluar.

KF Ulpiana gjithashtu njoftoi se tash e tutje në pozitën e trajnerit do të jetë Fadil Ademi, me ndihmësit Visar Bardhi e Apollon Ajeti.

Ndryshe, Edlir Tetova e la Ulpianën në pozitën e nëntë apo të parafundit në tabelën e Superligës, me 24 pikë të grumbulluara pas 26 xhirove

(Kosova Sot Online)