Messi shkon në teatër për të parë shfaqje, befasohet nga ajo çka bënë të pranishmit për të

  • S.A /
  • 30 March 2022 - 11:44
Messi shkon në teatër për të parë shfaqje, befasohet nga ajo çka bënë të pranishmit për të

Lionel Messi qëndroi këto ditë në Argjentinë ku pati angazhime me Kombëtaren e tij.

Ndërkohë, ylli argjentinas e vizitoi teatrin “El Nacional” në Buenos Aires.

Ai u pa duke qeshur me të madhe me shfaqjen komike që e pa.

Por, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u befasua në fund kur u pa që ishte në audiencë.

Pas përfundimit të shfaqjes, të gjithë në sallë filluan ta thërrisnin emrin e tij dhe më pas futbollisti i Paris Saint-Germainit doli në skenë.

Ai u emocionua nga brohoritjet “Messi, Messi” dhe “Ole, ole, ole, Leo, Leo” pasi u ftua të përfundonte në skenë.

Për më tepër, mund t’i shihini videot e mëposhtme.

(Kosova Sot Online )