“E pamundur të zgjedhësh në mes të Kosovës dhe Zvicrës”

  • S.A /
  • 30 March 2022 - 11:53
“E pamundur të zgjedhësh në mes të Kosovës dhe Zvicrës”

Për të pozuar për një foto, Elvisi sigurohet që flamuri me ngjyrat bardh e kuq, të cilin e mban në krahë, të shihet mirë. Përkrah tij janë edhe gruaja dhe tre fëmijët, edhe ata të veshur në Letzigrund me ngjyrat e Zvicrës dhe të Kosovës. Në ndërkohë, më e reja, Jona, krenare me fanellën e Kombëtares së saj, e cila e mban numrin 10 të kapitenit Granit Xhaka. “Vijmë nga Hergisëil, në kantonin Nidvaldo, si skiatori Marco Odermatt”, shpjegojnë familjarët para se të nisin të buzëqeshin, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Kjo lojë është dyfish speciale për ne. Është e pamundur të zgjedhin në mes të Kosovës dhe Zvicrës. Ja pse i mbështesim të dyja”, thotë me krenari vajza e vogël Jessica.

Si motrat e saj, edhe ajo është lindur në vendin që i ka pritur duarhapur prindërit e saj 30 vjet më parë.

“Si kosovar i lindur, jam mjaft i kënaqur me Granit Xhakën, që e feston sonte ndeshjen e 100-te me Kombëtaren e Zvicrës”, thotë kryefamiljari.

Familja nga Nidvaldo nuk ishte e vetmja shqiptare që e shijoi në maksimum ndeshjen e zhvilluar në Letzigrund të Zurihut.

20.800 biletat në dispozicion ishin shitur në shpejtësi dhe shqiptarët e thanë fjalën e fundit në stadium.

Atmosfera ishte e nxehtë dhe elektrizuese në përkrahje të Kosovës, por edhe të shqiptarëve të Zvicrës.

Edhe pse Shaqiri vërshëllehej ndonjëherë, të gjithë shqiptarët e duan atë.

Kur Kosova shënoi në minutën e 52-të me Milot Rashicën, stadiumi “Letzigrund eksplodoi nga festa.

Gjithashtu, u rezervuan edhe duartrokitje kur zviceranët e barazuan rezultatin.

“Në makinë, miqtë e mi më kanë pyetur se për kë bëj tifo dhe nuk kam mundur të përgjigjem.

Kështu thotë Nexhi, një elektricist që banon në regjionin e Lozanës, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e mori rrugën gjatë ditës së martë për të shkuar në Zurich.

Ai pozoi fotografi ku shihej me dy flamujt.

“Nuk doja ta humbja këtë lojë për asgjë në botë, shpjegon ai, derisa kishte arritur në Zvicër kur ishte fëmijë.

Natyrisht, në këtë lojë ishte krenar dhe i emocionuar.

“Sonte do ta festojmë miqësinë në mes të dy popujve tanë. Me Xhakën e Shaqirin, Kosova është prezantuar mjaft mirë në botë edhe përmes Kombëtares zvicerane”, mendon ai.

Pas pjesës së parë, Etemi një tjetër tifoz, e veshi një bluzë të Zvicrës, derisa vajza e tij, Nora e preferoi fanellën e Kosovës.

“Jetoj në Zvicër qe 35 vjet, kështu që vendimi ishte e lehtë”, shpjegon tifozi që jeton në Winterthur.

“Në pjesën e parë kam ndier se Kosova ishte më e angazhuar dhe më krenare. Ndoshta për faktin se kjo ndeshje miqësore ka më shumë vlerë për ne”, shton ai.

Në renditjen e FIFA-s, Kosovën (109) dhe Zvicrën (14) i ndajnë 95 pozita.

Por, kjo nuk ishte e dukshme në fushë.

Rezultati në këtë miqësore nuk ishte shumë i rëndësishëm.

Në të kishte diçka më shumë se futbolli. 

(Kosova Sot Online )