Kombi shqiptar është një dhe i pa ndarë!

Kombi shqiptar është një dhe i pa ndarë!
Kombi shqiptar është një dhe i pa ndarë!

Muhamet Kelmendi

  • 30 March 2022 - 10:33

Shkruan: ANALISTI-Muhamet  Kelmendi

Veprimet kundër kombit janë akte tradhtie dhe shteti duhet të merr masa penale kundër çdo kujt që shkelë, përdhos apo vepron në  mënyrë armiqësore kundër kombit dhe simbolit të tij,  flamurit kombëtar. Shqiptaret e kanë një flamur. Ai është flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare në mes. Ndërsa, flamuri shtetëror i Kosovës, buron nga BE dhe i ka gjashtë yje që simbolizojnë "popujt" që jetojnë në Kosovë. 

Edhe pse është injorim i kombit shqiptar shumicë në Kosovë në krahasim me pakicat tjera, shqiptarët e pranuan në heshtje si flamur të shtetit të Kosovës. Ai nuk e zëvendëson kurrsesi flamurin kombëtar, që ka jetë shekullore dhe që ka udhëhequr kombin në jetën e vetë. Mohimi i kësaj çështjeje është akt personal.  Mirëpo, nëpërmjet mos respektimit të flamurit kombëtar, që natyrisht nuk është njerëzore dhe morale, kalimi nga urrejtja në veprim të  urrejtës dhe te përdhosja e kombit dhe të simbolit të tij, është e ndaluar. Akti i i përdhosjes, hedhjes në mbeturina dhe i pështyrës etj., është akt penal dhe antikombëtar. Ai është akt i dënueshëm dhe shteti kërkohej të hapi procedurën penale.

Nëse konstatohet e dhëna e  Daim Hysenit se “Nexhmedin Spahu, gjatë promovimit të librit të vetë, e ka larguar flamurin kombëtar shqiptar, e ka grisur atë, e ka pështyrë dhe e ka hedhur në kopshtin e plehrave," është vepër penale e urrejtjes nacionale dhe e dënueshme me vite burg. Lidhur me këtë hapen hetimet dhe konstatohet gjendja reale me prova dhe me dëshmi. I njëjti arrestohet dhe dërgohet në gjyq për vepër penale nga Kodi Penal i Kosovës. Natyrisht se organet kompetente kanë të dhëna për Nexhmedin Spahiun, si dhe shume spahi të tjerë. Ky është deklaruar publikisht se është kosovar dhe jo shqiptar.

Këtu është burimi i urrejtjes dhe i veprimit kriminal të Spahiut ndaj flamurit kombëtar shqiptar. Urrejtja nuk është vepër penale gjithë kohën sa nuk vepron kundër kombit. Çdo kush deklaron me qejf kombin e vetë. Mirëpo, veprimi, si me flamur nga Spahiu, e bënë vepër penale të dënueshme. Kosova është një territor gjeografik, sikurse Malësia e Madhe, Çamëria, Ilirida, Labëria etj. Por, nuk ka komb as kosovar as lab, as Çam, e as të tjerë. Te gjithë janë shqiptar. Kombi i ka virtytet e veta. Territori nuk ka virtyte dhe është koncept gjeografik i një vendi.

Virtytet e kombit janë,

1.  Gjuha,

2.  Kultura dhe formimi psikiko-kulturor.

3.  E kaluara historike.

4. Territori dhe

5. Lidhjet historike, kulturore e ekonomike.

Këto elemente i ka kombi shqiptar. Nuk i ka asnjë pjesë e kombit tonë që  jeton i ndarë nëpër vendet e ndryshme të kombit shqiptar të pushtuar dhe të ndarë padrejtësisht.Çdo kush që mohon këtë çështje e meriton injorimin njerëzor dhe shoqëror te kombit.  Ndërsa, nëse vepron edhe dënimin penal.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".