Tenisti australian e humbi kontrollin, fjaloset me gjyqtarin dhe thyen reketin

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 14:59
Tenisti australian e humbi kontrollin, fjaloset me gjyqtarin dhe thyen reketin

Nick Kyrgios e ka humbur kontrollin në meçin e radhës në Miami Open.

Tenisti australian e humbi edhe një herë qetësinë në humbjen që e pësoi në rundin e katërt të kësaj gare nga Jannik Sinner, 6-7 e 3-6.

Në fakt, ai fillimisht shkoi dhe u fjalos me gjyqtarin e karriges, Carlos Bernardes, por nuk u ndal me kaq.

“E pabesueshme”, u dëgjua duke thënë ai fillimisht.

“Miami është njëri prej turneve më të mëdhenj dhe ju djem nuk mund ta bëni punën tuaj. Është e turpshme”, ka thënë numri 102 në botë.

Më pas, nga nervoza duke shkuar tek pozicionimi i tij ai e theu reketin duke e përplasur disa herë me fuqi përtoke.

Me këtë rast ai doli nga vetja dhe nuk ishte më asnjëherë vetja në setin e dytë.

(Kosova Sot Online)