“Gareth Bale 2”, futbollisti e përsërit veprimin famshëm të yllit uellsian në El Clasico

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 10:47
“Gareth Bale 2”, futbollisti e përsërit veprimin famshëm të yllit uellsian në El Clasico

Veprimi i Gareth Balet në El Clasicon e vitit 2014 ka mbetur në kujtesë të të gjithëve.

Ylli uellsian, në ndeshjen finale të Kupës së Spanjës e kishte kaluar me shpejtësi tek auti Marc Bartran dhe më pas kishte shënuar gol për Real Madridin. E një veprim të tillë e kemi parë përsëri, por jo nga futbollisti i Realit.

Kësaj radhe, një tjetër futbollist ka bërë veprim të ngjashëm me atë të ish-futbollistit të Tottenhamit, duke e lëshuar topin përpara dhe me këtë rast me shpejtësi iu iku dy lojtarëve kundërshtarë në krahun e majtë.

E për dallim nga Bale, që kishte shënuar vetë pasi ishte futur në zonën e rreptësisë, futbollisti në video shihet duke asistuar për bashkëlojtarin, i cili shënon gol.

https://www.instagram.com/stories/ftbl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cbc1b701-083c-4eeb-8c2a-52c8df1a4e0b

(Kosova Sot Online )