Kosova e bën përparim më të madh ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

  • S.A /
  • 31 March 2022 - 12:42
Kosova e bën përparim më të madh ndonjëherë në renditjen e FIFA-s

ombëtarja e Kosovës ka bërë përparim të madh në renditjen e FIFA-s. “Dardanët” e nisën vitin 2022 me këmbë të mbarë duke e mposhtur fillimisht në shtëpi Burkina Fason me rezultat të thellë, 5:0, ndërsa barazuan më pas me Zvicrën në Zurich 1:1. Dhe, këto paraqitje të mira dhe rezultate pozitive e ndihmuan ekipin Verdhekaltër të shënojë ngritje të madhe në ranglistën më të re të FIFA-s, e cila u publikua sot. “Dardanët” në fakt gjenden në vendin e 107-të, më i miri ndonjëherë për ta.

Vedat Muriqi me shokë i kanë 1173 pikë, 10.85 më shumë se muajin e kaluar, kur i kishin 1163.05.

Ata gjenden përpara Sierra Leones dhe prapa Indisë.

Kosova ishte renditur më së miri deri tash në vendin e 109-të në muajin shkurt të këtij viti.

Me trajnerin e ri, Alain Giresse, “Dardanët” synojnë të ngriten edhe më shumë në renditjen e FIFA-s në të ardhmen.

Image

(Kosova Sot Online )