Një refugjat ukrainas fillon stërvitjet me Man Cityn

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 22:44
Një refugjat ukrainas fillon stërvitjet me Man Cityn

Një refugjat ukrainas po stërvitet në ambientet e klubit të Manchester Cityt pasi kontrata e tij u anulua në një klub rus.

Andriy Kravchuk, ish-shoku i skuadrës së Oleksandr Zinchenkos në akademinë e Shakhtar Donetsk, ndërpreu marrëveshjen e tij me Torpedo Moskë pas pushtimit nga Rusia në atdheun e tij.

23-vjeçari filloi stërvitjen me ekipin U-23 të Cityt të enjten dhe do të qëndrojë me kampionët e Premier League deri në fund të sezonit.

Zinchenko luajti një rol në lehtësimin e ardhjes së përfaqësuesit të Ukrainës U-21. 

(Kosova Sot Online)