Rezultat historik i Kosovës në paragllajdizëm, e treta në ranglistën botërore

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 12:21
Rezultat historik i Kosovës në paragllajdizëm, e treta në ranglistën botërore

Federata Aeronautike e Kosovës e ka regjistruar një rekord dhe një rezultat historik. Në fakt, sportistët e saj po tregohen mjaft të suksesshëm në paragllajdizëm precizion (Paragliding Accuracy).

Pas përditësimit të rezultateve nga FAI (World Air Sport Federation) të datës së sotme, Kosova renditet në vendin e tretë në ranglistën botërore.

“Pas kalkulimit të rezultateve nga gara e fundit ‘BERATI OPEN 2022’, garë ndërkombëtare e organizuar në kuadër të kampionatit kombëtar nga Federata Aeronautike e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Aeronautikës, Kosova e arriti renditjen historike duke u ngritur në vendin e 3-të të ranglistës botërore”, njofton Federata Aeronautike e Kosovës. 

(Kosocva Sot Online )