Fernandes e vazhdon kontratën me Man Utd, synon suksese me “Djajtë e Kuq

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 12:44
Fernandes e vazhdon kontratën me Man Utd, synon suksese me “Djajtë e Kuq

Bruno Fernandes do ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Mediumi i njohur zviceran: E evituam turpin, luajtëm dobët, vetëm 1:1 ndaj…

Mesfushori portugez e ka vazhduar sot kontratën me Manchester United për katër vjet, deri më 2016.

“Djajtë e Kuq” e shpërblyen kështu yllin portugez pas paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme, me ekipin dhe me Kombëtaren. Atij i është dyfishuar rroga dhe tash do ta ketë rrogën 285 mijë euro në javë.

Ai madje ia doli t’i realizonte dy gola së fundmi ndaj Maqedonisë së Veriut duke e dërguar Portugalinë në Botëror. Fernandes e ka përmirësuar ekipin nga “Old Trafford” që prej arritjes së tij aty.

“Nga momenti që iu kam bashkuar Manchester Unitedit, e kisha një marrëdhënie speciale me klubin dhe me tifozët tanë të jashtëzakonshëm. Jam rritur duke e shikuar këtë ekip, duke ëndërruar që ta kem mundësinë të luaj një ditë aty. Ëndrra tashmë është bërë realitet, është një nder”, deklaroi Fernandes për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Edhe pas dy vjetësh, është ende e jashtëzakonshme të eci në Old Trafford, t’i dëgjoj tifozët duke e kënduar këngën për mua dhe të shënoj përpara Stretford End. Është një privilegj i vërtet ta vesh fanellën e këtij klubi dhe të luftoj për klubin tonë të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ai, përcjell “Gazeta Express”.

“Ka shumë më tepër gjëra që dua t’i arrij këtu dhe e di se në të njëjtën kohë e di se këtë synim e ka edhe pjesa tjetër e skuadrës dhe stafi. Duam t’jua dhurojmë tifozëve suksesin që e meritojnë. I kemi ndarë bashkë disa momente të bukura vitin e kaluar, por më e mira nuk ka ardhur ende për mua dhe për ekipin”, përfundoi Fernandes.

(Kosova Sot Online )