
Lexoni edhe:
I mëshon me shqelm në vend të lig kundërshtarit, ndërpritet meçi
Presidenti i Federatës Ukrainase të Futbollit, Andriy Pavelko është paraqitur me një video-mesazh nga fushë-beteja, i cili është transmetuar gjatë Kongresit të FIFA-s dje.
Kreu i futbollit ukrainas ka kërkuar që të ndalet lufta në vendin e tij, por ndërkohë ai i është bashkuar ushtrisë ukrainase në tentim për ta ndalur agresorin rus.
Pavelko shpreson që shumë shpejt ai dhe populli i tij të dëgjojnë këngë tifozësh, e jo alarme sulmesh ajrore.“Ne kemi marrë rregullisht lajme të trishtuara për vdekjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit ukrainas. Ata janë vrarë nga raketat e agresorëve, nga një prej ushtrive më të mëdha në botë.
I mëshon me shqelm në vend të lig kundërshtarit, ndërpritet meçiLexoni edhe:
Futbolli ka dalë në plan të dytë në vendin tonë. Ne shpresojmë të mos dëgjojmë alarme të sulmeve ajrore, por të dëgjojmë këngë tifozësh në stadiume”, u shpreh ai në video-mesazh.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka lutur presidentin rus, Vladimir Putin që ta ndal sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.
(Kosova Sot Online )