Ancelotti del përsëri pozitiv, nesër ekipin e Realit e drejton i biri i tij

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 13:16
Ancelotti del përsëri pozitiv, nesër ekipin e Realit e drejton i biri i tij

Carlo Ancelotti nuk do të mundë të udhëheq Real Madridin nesër në La Liga.

Në fakt, trajneri italian ka dalë përsëri pozitiv në testin e fundit të COVID-19.

Rezultatet e fundit kanë evidentuar simptoma të vazhdueshme të virusit..

Për këtë arsye, mediat spanjolle njoftojnë se ekipin “Los Blancos” nesër do ta drejtojë i biri i trajnerit të njohur italian, Davide Ancelotti.

Për të kjo do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme pasi kjo do të jetë hera e parë që e drejton si trajner i parë ekipin më të madh në botë.

Natyrisht, Davide do të konsultohet me babanë e tij ekspert rreth formacionit dhe ndryshimeve eventuale gjatë lojës në taktika dhe në lojtarë.

Lideri i La Ligas do të mundohet të këndellet pas humbjes tronditëse që e pësoi nga Barcelona në “El Clasico”, ndërsa më pas ekipet pushuan për shkak të angazhimeve të Kombëtareve. 

(Kosova Sot Online )