Gjithçka gati, pak orë na ndajnë nga shorti i Kampionatit Botëror

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 16:28
Gjithçka gati, pak orë na ndajnë nga shorti i Kampionatit Botëror

Na ndajnë pak orë nga hedhja e shortit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Në fakt, sot prej orës 18:00 do të hidhet shorti ku do të përcaktohen 8 grupet me nga 4 skuadra, të cilat do të luajnë në “Katar 2022”.

Momentalisht, kualifikimin e kanë siguruar 29 skuadra kombëtare dhe 3 të tjera do ta bëjnë një gjë të tillë në muajt në vazhdim.

Ky Botëror e ka të njëjtin format si turnetë e fundit

Ekipet renditen në bazë të renditjes botërore të FIFA-s të publikuar më 31 mars.

Katarit do t’i jepet pozita A1 nga vazo 1.

Ekipet nga i njëjti kontinent nuk do të jenë në grup të njëjtë, me përjashtim të ekipeve nga Evropa, ku maksimumi dy mund të jenë në një grup. 

(Kosova Sot Online)