Mediumi i madh zviceran i kujton shqiponjat dykrenore të Xhakës e Shaqirit pasi iu ra prapë në grup Serbia

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 20:18
Mediumi i madh zviceran i kujton shqiponjat dykrenore të Xhakës e Shaqirit pasi iu ra prapë në grup Serbia

Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Botërori këtij viti është i veçantë pasi që do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës si herëve të kaluara

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri

Në vitin 2018, Zvicra u kualifikua si dyta e grupit pas Brazilit dhe para Serbisë për raundin e 16-të – falë fitores 2-1 në lojën shumë emocionale kundër Serbisë me debatin pasues për gjestin e “shqiponjës dykrenore” nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Blick”. 

(Kosova Sot Online)