Shaqiri: Duam ta kalojmë fazën e grupeve

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 22:48
Shaqiri: Duam ta kalojmë fazën e grupeve

Xherdan Shaqiri e pranon se grupi i Zvicrës në Kampionat Botëror është i vështirë.

Por, futbollisti kosovar beson se “Helvetikët” do ta kalojnë fazën e grupeve, teksa përfunduan në grup me Brazilin, Zvicrën e Kamerunin.

“Brazili është favorit i pastër”, deklaroi fillimisht futbollisti nga Zhegra e Gjilanit

Së bashku me serbët dhe kamerunasit, zviceranët do të luftojnë për pozitën e dytë.

“Ne definitivisht duam të shkojmë përpara, por do të jetë mjaft e vështirë. Na duhen tri paraqitje mjaft të mira për të kaluar tutje”, shtoi përfaqësuesi zviceran.

“Ne do të shkojmë në Botëror me besim të plotë. Ne kemi bërë përparim të madh viteve të fundit dhe kemi bërë eksperiencë të madhe si ekip. Tash e dimë se çka na pret dhe se çka synojmë. Do të mundohemi t’i arrijmë objektivat tanë”, përfundoi Shaqiri.

Zvicra i kishte në grup Brazilin e Serbinë edhe në Botërorin e Rusisë, por ia kishte dalë të kualifikohej si i dyti i grupit falë fitores së madhe ndaj Serbisë, ku realizonin pikërisht Xhaka e Shaqiri. 

(Kosova Sot Online)