Guardiola ia rekomandon një trajner Manchester Unitedit

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 14:59
Guardiola ia rekomandon një trajner Manchester Unitedit

Pep Guardiola beson se trajneri i Ajax, Erik Ten Hag do të ishte një përshtatje ideale për Manchester United.

Trajneri katalanas ka punuar me Ten Hag në Bayern Munich dhe ish-trajneri i Barcelonës do t’ua rekomandonte Ten Hag Djajve të Kuq.

“Ne folëm mjaft rregullisht dhe ai është thjesht një person dhe qenie njerëzore e pabesueshme. Unë u befasova se sa i përulur ishte,” tha Guardiola për Ten Hag në një konferencë për shtyp.

“Për cilësitë e tij, thjesht hidhini një sy skuadrës së tij Ajax në vitet e fundit. Është kënaqësi ta shikosh. Nëse do të isha 100 për qind, do të telefonoja Manchester United dhe do t’i thosha: ‘Djema, ju duhet ta merrni atë. Kur mbërrita këtu nuk e dija. Ai është një menaxher i mirë, nuk ka dyshim. Por ka pasur menaxherë të mirë atje në të kaluarën që kur u largua Sir Alex [Ferguson]. Nuk mund të thuash se David Moyes nuk është një menaxher i mirë ose Louis van Gaal apo Jose Mourinho. Unë mendoj se të gjithë menaxherët që kanë qenë në United kanë qenë të shkëlqyer”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll madje shkoi aq larg sa tha se Ten Hag do të ishte një zëvendësues i mirë për veten e tij në Manchester City.

“A mund të jetë Erik ten Hag këtu në City? Patjetër. Mendoj se ai mund të jetë i vetmi. Për mënyrën se si ai i qaset lojës”, tha Guardiola. 

(Kosova Sot Online)