Liverpooli fiton pastër, merr përkohësisht primatin

  • S.A /
  • 02 April 2022 - 16:15
Liverpooli fiton pastër, merr përkohësisht primatin

iverpooli ka fituar ndaj Watfordit me rezultat të pastër 2:0 në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.

Me këtë fitore, Liverpooli e ka marrë përkohësisht primatin në renditjen tabelare.Shifrat i zhbllokoi Diogo Jota në minutën e 22-të të ndeshjes, duke shënuar bukur me kokë pas asistit të Joe Gomez.Në minutën e parafundit të ndeshjes, Fabinho dyfishoi epërsinë duke realizuar nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Liverpooli del i pari në renditjen tabelare me 72 pikë, dy më shumë se Man City që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Watfordi mbetet i 18-ti me 22 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online )