Ora se kur pritet të fillojë meçi mes Florian Markut dhe Chris Jenkinsit

  • E.K /
  • 02 April 2022 - 16:43
Ora se kur pritet të fillojë meçi mes Florian Markut dhe Chris Jenkinsit

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do të luftojë për mbrojtjen e titullit IBF International në kategorinë e peshave të lehta.

Marku për kundërshtar do ta ketë boksierin britanik, Chris Jenkins.

Meçi mes këtyre dy boksierëve do të zhvillohet në “Utilita Arena” në Newcastle.

Ky meç parashihet të fillojë rreth orës 22:30 sipas kohës sonë lokale, nëse meçet tjera paraprake nuk marrin më shumë kohë. 

(Kosova Sot Online)