Zbulohet emri i lojtarit që do t’ia ofrojë Barça Bayernit në këmbim të Lewandowskit

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 09:15
Zbulohet emri i lojtarit që do t’ia ofrojë Barça Bayernit në këmbim të Lewandowskit

Barcelona e ka marrë me seriozitet punën e Robert Lewandowskit.

Gjiganti katalunas synon ta transferojë gjithqysh gjatë verës që vjen sulmuesin polak.

Për këtë është i bindur mediumi britanik “The Sun”.

Edhe vetë dy herë futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA në dy vjetët e fundit, është i interesuar të lëviz nga Bayern Munichu.

Në fakt, gjiganti katalunas, për të ardhur deri tek ish-futbollisti i Borussia Dortmundit, është i gatshëm ta ofrojë mbrojtësin Sergino Dest, si pjesë e transferimit të Lewas.

Edhe vetë futbollisti polak e ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar revolucionit të trajnerit Xavi Hernandez në “Camp Nou”. Nëse gjiganti bavarez nuk shprehet i gatshëm për ta shitur Lewandowskin, Barça e ka në listë të ngushtë sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.Këtij të fundit i skadon kontrata me “Gunners” pas tre muajsh. 

(Kosova Sot Online )