Mediat serbe shfaqin video shokuese nga Kosova, tifozët e godasin brutalisht portierin në kokë

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 11:37
Mediat serbe shfaqin video shokuese nga Kosova, tifozët e godasin brutalisht portierin në kokë

ncidenti që ndodhi dje në Gjilan ka nisë të marrë jehonë edhe përtej kufijve të Kosovës. Ai ia prishi imazhin futbollit të këtushëm pasi për të po shkruajnë edhe mediat e huaja. Mediat kroate shkruan dje për sulmin fizik që e përjetoi portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri nga tifozët gjilanas në derbin e xhiros së 27-të të Superligës. E sot, për këtë incident, i cili i dha hije të keqe futbollit kosovar, kanë shkruar edhe mediat serbe. Madje, mediumi “Novosti” e ka konsideruar si shokuese atë që ndodhi dje në Gjilan, ku tifozët vendës dolën në fushë për ta festuar golin e barazimit, por në ndërkohë e sulmuan portierin shqiptar, duke e qëlluar me shqelm në kokë.

“Një video shokuese vjen nga shteti i rrejshëm i Kosovës. Tifozët brutalisht e qëlluan portierin në kokë, ai u transportuar më pas në spital”, shkruan në titullin e mediumit serb. Ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, mediumi serb e ka konsideruar si një kaos të vërtetë. Stivi Frashëri përfundoi në spital pa vetëdije pas sulmit fizik, ndërsa në orët e mbrëmjes u lirua në shtëpi. Skena të tilla ia dëmtojnë edhe më shumë imazhin futbollit kosovar në botë.

https://www.facebook.com/watch/fcballkani/

(Kosova Sot Online )