Raporton edhe mediumi maqedonas: Video shokuese nga Kosova, portieri goditet brutalisht në mes të lojës

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 13:27
Raporton edhe mediumi maqedonas: Video shokuese nga Kosova, portieri goditet brutalisht në mes të lojës

Incidenti i ndodhur dje në Gjilan po vazhdon të përhapet në vendet e rajonit.

Pas mediave kroate dhe atyre serbe, sot për këtë rast kanë shkruar edhe mediat maqedonase.

Më saktësisht, mediumi “vecer.mk” ka shkruar për sulmin fizik që e përjetoi portieri Stivi Frashëri, i cili u shqelmua në kokë nga një tifoz gjilanas.“Video shokuese nga Kosova. 

Portieri rrihet brutalisht në me të një ndeshjeje”, ishte titulli i shkrimit të mediumit nga Maqedonia e Veriut.

Portieri i Ballkanit përfundoi pa ndjenja dhe e dërguan në spital atë me emergjencë, për t’u lëshuar më pas në mbrëmje në shtëpi. 

Image

 

https://www.facebook.com/watch/fcballkani/

(kosova Sot Online )