Al-Khelafi paralajmëron ndryshime të ndjeshme në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 04 April 2022 - 15:33
Al-Khelafi paralajmëron ndryshime të ndjeshme në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelafi, ka lënë të kuptohet për planet tërheqëse për të bërë Ligën e Kampionëve një garë edhe më të kërkuar nga të gjithë – duke tentuar që të bëjnë një finale më të madhe se shfaqjet në Super Bowl.

E ardhmja e kompeticionit kryesor të Evropës ka qenë subjekt i spekulimeve të shfrenuara gjatë 18 muajve të fundit pas rënies së Superligës Evropiane të konceptuar keq. Dhe megjithëse këto plane janë anuluar, tani për tani – ka ende një shans që mund të bëhen ndryshime të mëdha në garën më prestigjioze të klubeve në kontinentin e vjetër.

Në vitin 2024, Liga e Kampionëve do të ndryshojë paksa në format; duke e zgjeruar nga 32 në 36 skuadra. Dhe mund të ketë më shumë ndryshime gjithëpërfshirëse në të ardhmen e afërt, nëse deklaratat e fundit të Al-Khelafi janë diçka për t’u bazuar.Shefi i PSG-së ka evoluar në një nga njerëzit më të fuqishëm të futbollit evropian, pasi e shmangu dhe dënoi hapur zhurmën për një ligë të shkëputur.

Që atëherë, 48-vjeçari ka marrë një rol të ri si kryetar i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA) dhe po përpiqet të ndryshojë formatin e garës aktuale.

“Finalja duhet të jetë më e madhe. Nuk mund ta kuptoj se si Super Boël mund të paraqitet si më e madhja se sa finalja e Ligës Kampionëve. Super Bowl, dhe SHBA në përgjithësi, kanë këtë mentalitet, kreativitet dhe argëtim. Kjo është ajo që kam sugjeruar, të kemi një ceremoni hapjeje në Ligën e Kampionëve, të kemi një ndeshje në natën e hapjes ku fituesi do të përballet me një ekip të madh – ndoshta nuk është një ide e mirë, por të paktën le të sfidojmë status quo-në. Çdo ndeshje duhet të jetë një ngjarje dhe argëtim”, ka deklaruar ai fillimisht.Ndërsa aspiratat e Al-Khelaifi për të eklipsuar Super Boël mund të duken ambicioze, duhet theksuar se audienca globale e Ligës së Kampionëve tejkalon shumë shifrat e shikueshmërisë që NFL tërheq aktualisht.

Por, komentet e mëtejshme nga ekzekutivi i PSG-së nënvizojnë dëshirën e tij për të transformuar plotësisht formatin aktual të garës në diçka shumë më madhështore në një përpjekje për të rritur të ardhurat.

Përveç rinovimit të formatit të Ligës së Kampionëve, Al-Khalaifi ka gjithashtu plane për një riformatim të Superkupës së UEFA-s. Një koncept që pritet të diskutohet – megjithëse nuk është e qartë nëse është ideja personale e Al Khelaifit, është një mini-turne me katër ekipe që do të përballë katër finalistët e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës kundër njëri-tjetrit. 

(Kosova Sot Online )