Udhëtoi dy ditë për ta parë Salahun “live”, tifozi i ri shpërthen në lot

Takimi me futbollistët e famshëm është një ëndërr për çdo tifoz.
E më shumë këtë ëndërr/dëshirë e kanë fëmijët, të cilët rriten duke i shikuar idhujt e tyre në futboll.
Një i tillë e realizoi ëndrrën duke e takuar lojtarin e tij aq të dashur, Mohamed Salah.
Tifozi në fakt i bëri dy ditë rrugë për ta takuar sulmuesin egjiptian.
Dhe, pasi e pa heroin e tij nga tribunat në ngrohje para ndeshjes Liverpool – Watford, tifozi në fjalë filloi të emocionohej dhe të qante.
Reagimi i djaloshit thotë gjithçka.
(Kosova Sot Online)