
Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Chelseas në LK

Është publikuar lista me futbollistët e ftuar nga Carlo Ancelotti për ndeshjen ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 6 prill, në stadiumin “Stamford Bridge”
Eden Hazard, Isco dhe Luka Jovic janë futbollistët që Ancelotti nuk do t’i ketë në dispozicion për këtë ndeshje.
Të tre futbollistët e lartpërmendur mungojnë shkaku i lëndimeve.
(Kosova Sot Online)