Arsenali e kërkon me ngulm fitoren ndaj Crystal Palace

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 20:20
Arsenali e kërkon me ngulm fitoren ndaj Crystal Palace

Crystal Palace dhe Arsenali do të përballen sonte mes vete në kuadër të javës së 31-të në Premier Ligë.

Arsenali momentalisht me dy ndeshje më pak renditet i pesti në tabelë me 54 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami një pozitë më lartë.

Për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta fitorja sonte është e domosdoshme, pasi “Topçinjtë” do të riktheheshin në pozitën e katërt.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Selhurst Park”.

(Kosova Sot Online)