Presidenti Macron dhe Emiri i Katarit po mundohen ta bindin Mbappen të qëndrojë në PSG

  • 05 April 2022 - 09:51
Presidenti Macron dhe Emiri i Katarit po mundohen ta bindin Mbappen të qëndrojë në PSG

Paris Saint-Germaini po mundohet me të gjitha forcat që të mundohet ta bind Kylian Mbappen të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, dëshirë e kamotshme e futbollistit francez është të transferohet në Real Madrid. E gazetari Romain Molina shkruan se për ta bindur kampionin e botës me Francën po mundohen edhe personalitetet e shquara.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Emiri i Katarit po mundohen t’ia ndërrojnë mendjen ish-futbollistit të Monacos. Mbetet të shihet nëse futbollisti do t’i dëgjojë këshillar dhe kërkesën e tyre.Mbappe është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë. 

(Kosova Sot Online )