Zbulohet paga mujore që ia jep Ronaldo të dashurës së tij, Georgina

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 14:42
Zbulohet paga mujore që ia jep Ronaldo të dashurës së tij, Georgina

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë njëri prej çifteve më të njohur në botë, me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe prej figurave që përfitojnë nga reklamat dhe kampanjat e ndryshme. Në fakt, bukuroshja latine raportohe se i merr në total 8 mijë euro nga brendet e ndryshme për t’ua reklamuar dhe promovuar produktet. Por, këto nuk janë të hyrat e vetme mujore të saj. Sipas spektaklit televiziv “Viva La Vida”, Ronaldo ia transferon në bankë të dashurës së tij Georgina nga 100 mijë euro çdo muaj.

Këto para asaj i shërbejnë për shpenzime dhe për përkujdesje për fëmijët e saj. Georgina është ajo që kujdeset për fëmijët thuajse gjatë tërë kohës, duke e pasur parasysh se futbollisti 37 vjeçar ka angazhime të shumta dhe e ka orarin e ngjeshur. Ronaldo ndërkohë paguhet disa dhjetëra miliona euro në muaj, nga rroga në Manchester United dhe nga marketingu. 

(Kosova Sot Online )