Lexoni edhe:
Isa Mustafa për Asociacionin: Nëse formohet, bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013
Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që t’iu caktojë masë paraburgimi dy të dyshuarve F.R dhe B.K për sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Në njoftimin e gjykatës në kërkesë e aprovuar të Prokurorisë Themelore thuhet se njëri nga ta e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar përtokë viktimën, ndërsa tjetri e ka goditur me shqelm në fytyrë. F.R dhe B.K dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Huliganizmi”. “Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. R. dhe B. K.”, thuhet një njoftimin e Gjykatës Themelore.
Isa Mustafa për Asociacionin: Nëse formohet, bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013Lexoni edhe:
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.04.2022, rreth orës 15:20 minuta në stadiumin e qytetit në Gjilan, derisa zhvillohej ndeshja e futbollit, të pandehurit e lartcekur hynë në fushën e futbollit kinse për festimin e golit të barazimit, bashkë me një turmë të madhe tifozësh, ku bëheshin veprime huligane me gjuajtje sendesh dhe fishekzjarrë, me ç’rast i pandehuri F. R. e rrëzon për tokë të dëmtuarin S. F., ndërsa i pandehuri B. K., vërsulet në drejtim të dëmtuarit dhe e godet me shqelmë në fytyrë, me këtë rast i dëmtuari alivanoset dhe të njëjtin e dërgojnë në Emergjencën e Spitalit në Gjilan”. “Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës, ka caktuar masën e paraburgimit, duke marr për bazë edhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarit, po ashtu edhe rrethana e kryerjes së kësaj vepre penale”, përfundon kjo komunikatë.
(Kosova Sot Online )