Nënkryetari i klubit nga Superliga e Turqisë tregon nëse Abramovich do të jetë pronari i ri i klubit

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 19:36
Nënkryetari i klubit nga Superliga e Turqisë tregon nëse Abramovich do të jetë pronari i ri i klubit

Nënkryetari i klubit të Goztepes, Talat Papatya, ka hedhur poshtë raportimet se Roman Abramovich e ka blerë klubin.

Ditëve të fundit u raportua se miliarderi rus e ka blerë klubin turk të futbollit, teksa thuhej se zyrtarizimi do të bëhej të premten.

Mirëpo, këto raportime nuk po dalin të jenë të vërteta.

“Abramovich nuk iu drejtua askujt për të marrë përsipër klubin dhe nuk u takua me askënd. Nuk ka asgjë rreth kësaj. Ne lexojmë në media se Abramovich mori klubin. Nuk ka asgjë lidhje me këtë”, ka deklaruar Papatya.

(Kosova Sot Online)