Tifozi e gjuajti me shkop futbollistin e Liverpoolit pas golit të shënuar

  • S.A /
  • 06 April 2022 - 12:07
Tifozi e gjuajti me shkop futbollistin e Liverpoolit pas golit të shënuar

Luis Diaz e realizoi mbrëmë golin e tretë dhe të qetësisë së Liverpoolit në fitoren 3:1 ndaj Benficas në udhëtim, në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Dhe, derisa ishte duke festuar, futbollisti u bë objektiv i një sulmi ndaj tij. Në fakt, një tifoz i ekipit vendës e gjuajti me një shkop Diazin, i cili e kishte kthyer shpinën nga tifozët.

Por, fatmirësisht objekti i rrezikshëm nuk përfundoi në trupin apo kokën e futbollistit. Diaz është i urryer nga tifozët e Benficas pasi në të kaluarën ka luajtur për Porton, një rival i klubit të tyre. Me siguri, tifozi në fjalë do ta marrë dënimin e merituar për këtë veprim të rrezikshëm.

(Kosova Sot Online )