Liverpooli 14 ndeshje larg suksesit historik që askush nuk e ka arritur deri më tani

  • S.A /
  • 06 April 2022 - 16:41
Liverpooli 14 ndeshje larg suksesit historik që askush nuk e ka arritur deri më tani

Pas fitores 3-1 jashtë Benficës, Liverpooli është afër kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, gjë që do t’i sillte një hap më afër një rekordi të paparë deri më tani.

Liverpooli ka triumfuar tashmë në Carabao CUP këtë sezon dhe skuadra e Jurgen Klopp është vetëm 14 ndeshje larg fitimit të Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe FA Cup – një objektiv që duket i vështirë për t’u arritur, por edhe i realizueshëm.

Skuadra nga Ligës Premier që iu afrua më shumë katër trofeve ishte Manchester United, i cili fitoi tre të tillë pasi triumfoi në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 1988/99.

Manchester City i Pep Guardiolës fitoi kampionatin, FA Cup, Carabao Cup dhe Community Shield në 2018/19, por ata nuk arritën të fitonin trofeun e Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka thënë se orari është i vështirë dhe se skuadra e tij nuk do të mund të arrinte të katër trofetë, ndërsa si favorit për tre trofetë e tjerë në lojë e sheh Manchester Cityn.

Manchester City dhe Liverpool mund të përballen me njëri-tjetrin deri në fund edhe tre herë, në rast se të dy arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liga Premier

Liverpooli është pas Manchester Cityt me vetëm një pikë kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit. Dy skuadrat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin Etihad të dielën, i cili mund të jetë vendimtar për titullin.

Reds ishin 14 pikë prapa Sky Blues në janar, por ata kanë kaluar 11 ndeshje pa humbur për të mbyllur diferencën me liderët e Ligës Premier, duke regjistruar 10 fitore radhazi dhe duke mbajtur tetë portën e paprekur në 10 ndeshjet e fundit.

Pas përballjes me Manchester Cityn , Liverpool do të duhet të përballet edhe me Manchester United, Everton dhe Tottenham.

Orari i Liverpoolit në Ligën Premier  

Manchester City vs LIVERPOOL

LIVERPOOL vs Manchester United

LIVERPOOL vs Everton

Neëcastle vs LIVERPOOL

LIVERPOOL vs Spurs

Aston Villa vs LIVERPOOL

Southampton vs LIVERPOOL

LIVERPOOL vs Wolves

Liga e Kampionëve

Pasi fitoi të gjashtë ndeshjet në fazën e grupeve – duke mposhtur Atletico Madridin, Porton dhe AC Milan – Liverpool u kualifikua në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku e eliminoi Interin me rezultat 2-1 në total për të siguruar vendin e tyre në çerekfinale.

Reds ishin me fat që shmangën një short të vështirë në raundin tjetër, duke mundur Benficën 3-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales.

Nëse kualifikohen, skuadra e Klopp do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bayern Munich dhe Villarreal.

FA Cup

Liverpool do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Kupës FA pasi eliminoi Shreësbury Toën, Cardiff City, Norëich City dhe Nottingham Forest në raundet e mëparshme.

Nëse ata mundin qytetarët, ata do të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër midis Chelsea dhe Crystal Palace.

Carabao Cup

Pas eliminimit të Norwich, Preston, Leicester City dhe Arsenal, Liverpool u kualifikua në finale.

Aty mundi Chelsean me penallti për të fituar trofeun e nëntë të Carabao Cup

(Kosova Sot Online )