Mbappe ndryshon mendje, do të nënshkruajë kontratë të re me PSG-në

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 21:17
Mbappe ndryshon mendje, do të nënshkruajë kontratë të re me PSG-në

Çështja e Kylian Mbappes ka marrë kahje krejtësisht tjetër sot.

Sky Sports raporton se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, 

Kjo do të thotë se Mbappe do të mbetet pa shkuar në Real Madrid, atje ku po e presin tash e një kohë.

Sulmuesi francez dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Parisin dhe gjithashtu dëshiron të luajë në një klub që do t’i lejojë të luajë në Lojërat Olimpike Paris 2024 me Francën.

(Kosova Sot Online)