Ancelotti: E bëmë një lojë të madhe, por e kemi fituar vetëm pjesën e parë

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 08:54
Ancelotti: E bëmë një lojë të madhe, por e kemi fituar vetëm pjesën e parë

Carlo Ancelotti ndihet i lumtur me fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat. “Los Blancos” triumfuan në “Stamford Bridge” me rezultat 3:1 falë tre golave të Karim Benzemas. E pas takimit, trajneri italian e ka analizuar lojën, duke e përshëndetur paraqitjen e ekipit të tij”.Mirëpo, Ancelotti thotë se ende nuk ka marrë fund asgjë pasi ka për t’u zhvilluar edhe ndeshja e kthimit, para se Reali ta sigurojë kualifikimin eventual në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“E patëm një kontroll të mirë të lojës, duke u bërë të rrezikshëm në kundërsulme. Ishte një natë e mirë, por është vetëm pjesa e parë dhe duhet të shikojmë përpara. E kemi demonstruar një organizim të mirë, Benzema ishte fantastik. Kemi gjetur hapësira në krahë. E kemi një avantazh, por të martën do të jetë një tjetër ndeshje: ata janë fitues aktualë të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Ancelotti për “BT Sport”.Trajneri italian kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe mungoi në ndeshjen e kaluar të Realit. Por, ai u rikthye mbrëmë me sukses në bankinë, në punën që di ta bëjë më së miri. 

(Kosova Sot Online )