Reali e shijoi mbrëmë fitoren e parë ndonjëherë ndaj Chelseat

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 08:58
Reali e shijoi mbrëmë fitoren e parë ndonjëherë ndaj Chelseat

Reali e shijoi mbrëmë fitoren e parë ndonjëherë ndaj Chelseat. Chelsea ka qenë gjithmonë një “mace e zezë” për Real Madridin.Në pesë paraqitjet paraprake, londinezët kishin statistika impresionuese ndaj madrilenëve. Në fakt, sipas “OptaJose”, ekipi nga “Stamford Bridge” kishte fituar tri herë ndaj “Mbretërve”, ndërsa dy ndeshje kishin përfunduar baras.

Chelsea e kishte eliminuar vjet Realin nga Championsi, ndërsa e kishte mundur edhe në shekullin e kaluar.Por, djelmoshat e Carlo Ancelottit u përkujdesën që t’ia sigurojnë Realit fitoren e parë ndonjëherë ndaj Chelseat dhe atë midis Londrës, 3:1. Karim Benzema ishte i papërmbajtshëm duke i realizuar tre gola për “Los Blancos”. 

(Kosova Sot Online )