Perez e çon në qiell Benzeman: Është sulmuesi më i mirë në botë

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 09:01
Perez e çon në qiell Benzeman: Është sulmuesi më i mirë në botë

Florentino Perez e ka shijuar çdo minutë të lojës së mbrëmshme. Presidenti i Real Madridit ndihet i lumtur me fitoren e madhe që ekipi e regjistroi në Londër, ku e mposhti Chelsean me rezultat 3:1. E protagonist i lojës ishte Karim Benzema me tre gola të realizuar. Për këtë arsye, presidenti i klubit ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin francez. “Benzema ëshë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Peres për ‘Sky Sport”, i cili ndërkohë e lavdëroi edhe paraqitjen e ekipit në përgjithësi.

Reali e bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Championsit. Në ndeshjen që do ta zhvillojë në shtëpi javën tjetër do të mundohet ta ruajë kapitalin e krijuar në “Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online )