Muriqi do të kthehet në Lazio

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 10:47
Muriqi do të kthehet në Lazio

Vedat Muriqi do ta mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Mallorca. Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar, njoftojnë mediat spanjolle. Sipas “Estadiodepotivo”, klubi ishullor nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Muriqit për 11 milionë euro, shumë të cilën e ka vendosur Lazio. Muriqi e nisi furishëm eksperiencën në La Liga duke i realizuar dy gola dhe duke e dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para.

Por, më pas pati rënie dhe nuk arriti të shënonte në gjashtë ndeshjes pasuese. Dhe, kjo ka bërë që Mallorca ta humbasë besimin dhe të mos bindet me kualitetet e përfaqësuesit kosovar. Prandaj, mediumi në fjalë është i sigurt se Muriqi gjatë verës do të rikthehet në Itali pasi kartonin e tij e mban në pronësi Lazio. As klubi italian nuk duket të jetë i interesuar për ta mbajtur 27 vjeçarin. Prandaj, atij nuk i mbetet tjetër pos të rikthehet në futbollin turk, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës sa i përket formës. Lazio e kishte blerë Muriqin për afro 20 milionë euro nga Fenerbahçe në verën e vitit 2020. Ndërsa tash, “Biancocelesti” do të shpresojnë ta shesin atë për 10-12 milionë euro. Krahas Fenerit, interesim për prizrenasin ka shfaqur edhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

(Kosova Sot Online )