Tuchel befason me deklaratat pas humbjes nga Reali

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 12:55
Tuchel befason me deklaratat pas humbjes nga Reali

Thomas Tuchel e ka përjetuar rëndë humbjen e Chelseat nga Real Madridi mbrëmë. Trajneri i “Blues” thotë se “Los Blancos” janë një hap përpara dhe thuajse është dorëzuar para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampioni aktual evropian u mposht në shtëpi me rezultat 1:3 nga “Mbretërit” e Spanjës, të cilët e kontrolluan lojën. “Përse ka marrë fund? Sepse duhet ta gjejmë nivelin tonë normal dhe nuk e di se ku ka përfunduar nga pauza që e Kombëtareve që e kishim. Pjesa e parë ishte një përsëritje e pjesës së dytë kundër Brentfordit”, deklaroi fillimisht trajneri gjerman në konferencë për shtyp.

“Niveli i jonë është më i ulët në çdo aspekt, nuk mund ta presësh një rezultat më të mirë me këtë lloj paraqitjeje. Duhet t’i ndezim motorët të shtunën pa menduar për Bernebeun. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, nuk mund të marrim pikë as kundër Southamptonit. E ndaj Realit ka marrë fund gjithçka”, përfundoi ish-trajneri i Paris Saint-Germainit. 

(Kosova Sot Online )