Një Benzema si ky e fiton Topin e Artë, e favorizon rregullorja e re

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 14:37
Një Benzema si ky e fiton Topin e Artë, e favorizon rregullorja e re

“Treshe e Artë” ka qenë titulli i mediumit “L’Equipe” në shkrimin kushtuar “eksplodimit” të Karim Benzemas në “Stamford Bridge”. Një vazhdim i deklaratave të disa ditëve më parë të vetë sulmuesit, i cili kishte thënë se objektiv të rëndësishëm këtë vit e ka që ta ngre lart çmimin prestigjioz, i cili e shpërblen futbollistin më të mirë të vitit. Dhe, kurrë më shumë se këtë vit, sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë më favorit për ta fituar Topin e Artë”. Për t’i rritur shanset e Benzemas është përkujdesur “France Football”, i cili krahas paraqitjeve individuale, do t’i marrë në konsideratë edhe sukseset ekipore. Benzema me Realin mund ta fitojë La Ligan dhe Championsin, ndërsa në fund të vitit do të marrë pjesë me Francën edhe në Botëror, ku është favorit për ta fituar. Gjithashtu, do të ketë ndryshime edhe në votime: nuk do të ketë më aq shumë Federata të FIFA-s, por vetëm përfaqësuesit e 100 më të mirëve në renditje të FIFA-s.

Kjo për faktin se do të evitohen preferencat imagjinare, që në shumicën e rasteve nuk e kanë marrë në konsideratë formën reale të lojtarit, por statusin e tij. Dhe, Topi i Artë i fundit i fituar nga Lionel Messi ka qenë një shembull i tillë. Për nëntë vjet, Benzema është vënë në dispozicion të Cristiano Ronaldos, i cili e kishte lënë në hije francezin. Por, “eksplodimi” i francezit arriti në vitin 2018. Edhe pse s’kishte ndodhur asnjëherë të shënonte më pak se 20 gola në kampionat, ai dalëngadalë e mori edhe pozitën e liderit. Madje, trajneri Carlo Ancelotti sot e ka quajtur atë verë e kuqe, duke pretenduar se me kalimin e viteve ai po përmirësohet dhe po bëhet një lider i vërtet. Pra, largimi i CR7 i ka dhënë atij përgjegjësi, duke u bërë lojtari kyç, me ç’rast po e ndihmon Realin ta fitojë titullin e kampionit në La Liga dhe “Los Blancos” janë shumë afër ta arrijnë këtë. Gjithashtu, i realizoi 11 gola në 8 ndeshje të Championsit deri tash, prej tyre dy tregolësha në dy ndeshjet e fundit, ndaj PSG-së dhe kundër Chelseat mbrëmë. Definitivisht, një bishë e Championsit, që është futur në mesin e të mëdhenjve. E konkurrent kryesor për Topin e Artë, 34 vjeçari e ka Robert Leëandoëskin. Por, mospjesëmarrja në Botëror dhe eliminimi eventual nga Championsi me Bayernin do ta largonte nga “loja” sulmuesin polak, i cili është shpallur lojtari më i mirë në botë i FIFA-s në dy vjetët e fundit. Lewandowskit i nevojitet një lojë e madhe në ndeshjen e kthimit ndaj Villarrealit, për të mbetur në garë për Topin e Artë”. Gjithashtu, përmenden edhe emrat e Kevin De Bruyne e Mohamed Salah për këtë trofe individual prestigjioz. Në edicionin e fundit, Benzema ka përfunduar në pozitën e katërt prapa yjeve si Messi, Lewandowski e Jorginho. Sidoqoftë, shifrat e tij po përmirësohen, e me siguri edhe pozita tek Topi i Artë.

Franca shpreson që, 24 vjet pas Zinedine Zidanet, ta shohë një lojtar të saj duke e fituar Topin e Artë. 

(Kosova Sot Online )