Kombëtarja më e madhe i bën ofertë Guardiolës

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 14:48
Kombëtarja më e madhe i bën ofertë Guardiolës

Federata Braziliane e Futbollit e ka në mendje ta angazhojë Pep Guardiolën në krye të Kombëtares. Brazilianët do të mundohen ta angazhojnë trajnerin spanjoll pas përfundimit të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet këtë fundviti në Katar. Ideja, shkruan portali “Globo Esporte”, është që të hapet një cikël i ri duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2026. E emri që po përmendet më së shumti është ai i trajnerit të Manchester Cityt.

Ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut i është bërë gati një rrogë prej 12 milionë eurosh në vit. Kjo ofertë është e lartë, por jo e barabartë me rrogën aktuale që e merr Guardiola tek City, plot 20 milionë euro në vit. 

(Kosova Sot OInline )