Sportisti kroat në komë, u rrah brutalisht në një klub nate në Shkup

  • 08 April 2022 - 11:48
Sportisti kroat në komë, u rrah brutalisht në një klub nate në Shkup

Hendbollisti kroat, Denis Tot është në koma pasi u rrah brutalisht në një klub nate në parkun qendror të Shkupit të mërkurën në mbrëmje. Policia ka dhënë pak detaje rreth ngjarjes. Raportohet se në klub janë fshirë kamerat e sigurisë.

Lojtari i RK Butelit është goditur me sende të mprehta, e po ashtu është goditur me shkelma dhe grushte. Vëllai i tij dhe prindërit e tij kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut pas incidentit. 

(Kosova Sot Online )