Benzema e merr një vlerësim të veçantë nga tifozët e Real Madridit

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 20:42
Benzema e merr një vlerësim të veçantë nga tifozët e Real Madridit

Karim Benzema është shpallur si lojtari më i shëndetshëm i Real Madridit për vitin 2021.

Sulmuesit francez këtë çmim ia dorëzoi Inaki Peralta, i cili është president i Sanitas, që përkujdeset për shëndetin e futbollistëve dhe stafit të klubit.

Benzema këtë çmim e fitoi pasi u votua më së shumti nga tifozët e klubit.

 

34-vjeçari nga tifozët u vlerësua si frymëzim që ata të merren me sport.

(Kosova Sot Online)