Një tjetër festë e çmendur, ky është reagimi i Xavit në bankinë dhe në dhomën e zhveshjes

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 08:48
Një tjetër festë e çmendur, ky është reagimi i Xavit në bankinë dhe në dhomën e zhveshjes

Barcelona e siguroi një tjetër fitore në La Liga duke e ngritur në 15 numrin e ndeshjeve pa humbje në kampionat.“Blaugrana” e siguruan fitoren me përmbysje në minutat shtesë ndaj Levantes së Enis Bardhit, të cilën e mundën 3:2 falë golit të Luuk De Jong.

Dhe, edhe këtë radhë trajneri Xavi Hernandez ishte protagonist në bankinë me festën e tij të çmendur, së cilës iu bashkua edhe stafi i tij dhe lojtarët që po qëndronin në bankën e rezervistëve.

E festa e katalunasve ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, ku trajneri Xavi i priste lojtarët një nga një për t’i përqafuar dhe për t’i uruar për paraqitjen që e bënë.

Barcelona mbetet ende larg krejt të tabelës, me 12 pikë prapa Real Madridit, por gjiganti katalunas është ekipi më në formënë Spanjë në muajt e fundit nën drejtimin e legjensës Xavi.

https://www.instagram.com/stories/fcbarcelona/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f44dabdb-a404-467f-b948-cdba2441e9f8

(Kosova Sot Online )