Jeta e re e Dirk Kuyt: Holandezi është i gatshëm të debutojë në ring si kick-boksier

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 14:12
Jeta e re e Dirk Kuyt: Holandezi është i gatshëm të debutojë në ring si kick-boksier

Nga fusha e futbollit në ring. Për Dirk Kuyt, ish-futbollist i Feyenoordit dhe Liverpoolit, por edhe i Kombëtares së Holandës, është duke e hapur një etapë të re të karrierës sportive pasi e la futbollin e luajtur në vitin 2018.

Dhe, siç njofton portali holandez, “AD.nl”. Kuyt është i gatshëm të debutojë në ringun e kick-boksit në eventin “Hit It”, i cili është në plan të zhvillohet në Rotterdam, e ku do të marrë pjesë edhe kampioni Rico Verhoeven, me të cilin ka ushtruar Kuyt.

“Si ish-futbollist, e di se çka do të jetë të jesh në një stadium, edhe pse kanë kaluar katër vjet që kur jam pensionuar nga futbolli. Më mugonte ai tension dhe ajo luftë, që i ndieja në atë kohë. Këto vite jam marrë me disa sporte si tenis apo padel, por të zbresësh në një ring, për mua është një risi absolute. Do më pëlqente ta provoja një sfidë të re në Verhoeven, por më duhet të ushtroj fort”, deklaroi ish-sulmuesi holandez.

Mbetet të shihet nëse Kuyt do të jetë i suksesshëm në sportin luftarak, njëjtë siç ishte në futboll.

(Kosova Sot Online )