
Lexoni edhe:
Albin Kurti prezanton pakon e re: Nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët
Shumica e fëmijëve, mbi të gjitha në Kosovë, janë rritur duke luajtur futboll të rrugës. Një top dhe disa gurë ose shtylla të improvizuara kanë mjaftuar për ta gjetur kënaqësinë. E Mërgim Berisha u rikthye në kohë, duke iu bashkuar disa të rinjve që po luanin në rrugë. Futbollisti kosovar, i cili luan në Fenerbahçe, e ka publikuar një video ku shihet duke kaluar momente të këndshme.
“Shikoni njerëz, u ndala të luaj pak futboll teksa po shëtisja në mbrëmje”, ka thënë futbollisti kosovar, i cili është pjesë e të rinjve të Kombëtares së Gjermanisë.
Ish-futbollisti i Salzburgut është dëshirë e madhe e Kosovës, por nuk ka vendosur ende se për cilën Kombëtare të luajë në nivelin senior, pasi tek Gjermania do ta ketë të vështirë të depërtojë.
(Kosova Sot Online )