Trajneri futet në fushë dhe e ndal kundërsulmin e ekipit kundërshtar, shkakton kaos

  • S.A /
  • 12 April 2022 - 12:37
Trajneri futet në fushë dhe e ndal kundërsulmin e ekipit kundërshtar, shkakton kaos

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin spanjoll. Në Villanueva del Pardillo, trajneri u përjashtua me karton të kuq pasi hyri në fushë dhe e ndali një kundërsulm të ekipit kundërshtar. Ndodhi kjo në minutën e fundit, ndërsa rezultati ishte 1:1.

Skuadra kundërshtare e nisi një kundërsulm nga e majta dhe para se të mbërrinte topi tek lojtari në sulm, trajneri e ndali topin dhe u largua në drejtim të bankinës së tij. Por, ndërkohë atë e shtyu lojtari që ishte “viktimë” në këtë rast dhe u shkaktua një kaos para bankinës së trajnerit. Më pas, ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq për veprimin josportiv që e bëri.

(Kosova Sot Online )