Askush si Ancelotti: trajneri italian hyri në histori mbrëmë

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 09:00
Askush si Ancelotti: trajneri italian hyri në histori mbrëmë

Askush si Carlo Ancelotti. Me gjysmëfinalen e arritur mbrëmë, trajneri italian u bë i pari në histori që e arrin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme. Më 1999 e kishte bërë një gjë të tillë me Juventusin, për herë të parë në atë në dekadë. Më pas, në dekadën e dytë me Milanin e kishte arritur katër herë gjysmëfinalen, në periudhën 2003 – 2007, kur e fitonte dy herë këtë garë.Dekada e tretë iu takonte viteve 2014 e 2015, kur gjysmëfinalen e prekte me Real Madridin.

E tash, në dekadën e re dhe të katërt, ai e çoi gjigantin spanjoll në gjysmëfinale.

Ai e ka fituar tri herë Championsin, dy herë me Milanin dhe një herë me Realin.

Tash është në rrugë të mirë për ta shijuar këtë trofe për herë të katërt si trajner.

“Don Carlo” është i jashtëzakonshëm. 

(Kosova Sot Online )