“Nëndetësja e Verdhë” e fundosi Bayernin, flet i mërzituri Thomas Muller

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 09:05
“Nëndetësja e Verdhë” e fundosi Bayernin, flet i mërzituri Thomas Muller

Një dëshpërim i madh po mbretëron tek Bayern Munichu pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në çerekfinale. Thomas Muller, i intervistuar nga “Amazon Prime” pas barazimit fatal në shtëpi ndaj Villarrealit, thotë se gjiganti bavarez meritoi më shumë në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”. “Nëse do të llogaritej vetëm kjo lojë, pa e llogaritur atë të parën, do të duhej të kalonim ne tutje.

{

}

Është e vështirë ta pranosh, nuk e di se çka të them. Është e dhimbshme të pësosh gol pas kësaj paraqitjeje. Me tifozët që na mbështetën, kemi shkuar përpara dhe kemi sulmuar që nga fillimi. Duhet të bëjmë më shumë përpara portës”, deklaroi veterani i sulmit. Bayerni kishte humbur nga Villarreali në ndeshjen e parë, 0:1, ndërsa në shtëpi barazoi 1:1 dhe kështu mbeti në shtëpi.

(Kosova Sot Online )